PS Lezhë akuza bashkisë: Presion biznesit për të mos votuar

Shqipëria

PS Lezhë akuza bashkisë: Presion biznesit për të mos votuar

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 16:56
Foto

Partia Socialiste e Lezhës akuzon bashkinë për presion ndaj bizneseve për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

"Bashkia në ikje e Lezhës me sejmenët e vet të taksave sot është lëshuar në biznese, duke bërë presione për të mos marrë pjesë me votime. Gjuha e shëmtuar e përdorur, duke i kërcënuar me penalitete është akti i fundit i një grupi punonjësish shtetërorë që përveçse nuk kanë bërë një lek punë për 4 vite, por shkelin ligjin elektoral".

PS paralajmëron padi penale për këdo që pengon apo trysnon votuesit për të dalë në votime.

"Ju bëjmë thirrje bizneseve që të shpërfllin çdo akt paligjshmërie dhe të jenë të qetë se ditët e tyre kanë mbaruar. Ne po ndjekim me qetësi situatën dhe jemi në kontakt me çdo problem dhe tentativë. Jemi të vendosur për ruajtjen e standarteve të larta të procesit të votimit, dhe denoncimin e çdo personi që tenton të prekë procesin."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat