KQZ apel kryebashkiakes së Shkodrës për bashkëpunim: Liro qendrat e votimit

Shqipëria

KQZ apel kryebashkiakes së Shkodrës për bashkëpunim: Liro qendrat e votimit

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 18:15

(E plotësuar) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri thirrje kryetares së bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi,  të bashkëpunojë dhe të lirojë qendrat e votimet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Zëdhënësja për mediat e KQZ, Drilona Hoxhaj, i kujtoi Ademit nenet në kodin penal që e konsiderojnë këtë lloj pengese vepër penale.

Hoxhaj: Në qarkun  Shkodër, 50% e qendrave të votimit vazhdojnë të mbahen të mbyllura nga autoritetet vendore. KQZ i bën thirrje kryetares së Bashkisë së Shkodrës të bashkëpunojë në respekt të ligjit. Në bazë të neneve 248 dhe 325 të kodit penal këto veprime konsiderohen vepër penale, shpërdorim detyre dhe pengim i subjekteve zgjedhore.

Sakaq Hoxhaj sqaroi se të 90 KZAZ-të po shpërndajnë materialet zgjedhore drejt 5417 Qendrave të Votimit në të gjithë Shqipërinë.

Hoxhaj: Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 KZAZ, ndërkohë të gjithë KZAZ-të e tjera janë drejt përfundimit  të këtij procesi. Përjashtim bën KZAZ numër 6 në Vaun e Dejës ku për shkaqe tashmë të njohura, materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme çka diktoi vonesën në nisjen e procesit të shpërndarjes së bazës materiale për 53 qendra të votimit të kësaj KZAZ.

KQZ e Shqipërisë në konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri, aktualisht po jep një deklaratë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat