Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në 53 KZAZ nga 90 gjithësej

Shqipëria

Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në 53 KZAZ nga 90 gjithësej

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 19:34
Ilustrim

Të 90 KZAZ-të po shpërndajnë materialet zgjedhore drejt 5417 Qendrave të Votimit në të gjithë Shqipërinë. Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 KZAZ, ndërkohë të gjithë KZAZ-të e tjera janë drejt përfundimit  të këtij procesi.

Përjashtim bën KZAZ numër 6 në Vaun e Dejës, tha zëdhënsja e KQZ-së, ku për shkaqe tashmë të njohura, materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme çka diktoi vonesën në nisjen e procesit të shpërndarjes së bazës materiale për 53 qendra të votimit të kësaj KZAZ-je.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat