Shpërthim gjatë natës në QV Burrel, digjen materialet zgjedhore

Shqipëria

Shpërthim gjatë natës në QV Burrel, digjen materialet zgjedhore

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 09:10
Burrel

Në shkollë 9 vjeçare në Bushkash, në Njësinë administrative Ulëz raportohet se pak pas mesnate ka ndodhur një shpërthim me lëndë djegëse.

Nga shpërthimi nuk raportohet të ketë persona të lënduar, por në studion e Top Channel, nën kryetari i KQZ, Denar Biba pranoi se materialet zgjedhore në këtë qendër votimi janë djegur pasi ndodheshin në pjesën ku ka rënë zjarri.

Gjithsesi, ai theksoi se kjo nuk përbën problem për ecurinë e procesit, pasi po merren të gjitha masat për zëvendësimin e materialeve zgjedhore në këtë qendër votimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat