Fatos Nano thyen heshtjen: Ja për kë votova, është koha të rreshtohemi hapur!

Shqipëria

Fatos Nano thyen heshtjen: Ja për kë votova, është koha të rreshtohemi hapur!

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 13:20
Ish-kryeministri Fatos Nano

Ish-kryeministri Fatos Nano më bashkëshorten e tij kanë votuar ditën e sotme në Mullet. Nano ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Dritare.net”, ku ka shpjeguar pse po voton dhe ka deklaruar hapur për kë, duke ju bërë thirrje votuesve të majtë e të djathtë të dinë si të reagojnë sot. E njoh mire këtë lloj “opozite” u shpreh Nano.

Si themelues dhe lider historik i Partisë Socialiste, i njihni këto votime ku opozita nuk merr pjesë?

Fatos Nano: Jam në pozicionin që duhet. E njoh mirë këtë lloj “opozite” dhe jam i bindur se duke votuar sot ndihmojmë çlirimin e të ardhmes nga kthetrat e saj.

A kanë legjitimitet një pale zgjedhje ku ata që shkojnë votojnë, dihet për kë votojnë, kur vota është e fshehtë?

Fatos Nano: Sigurisht po! Është koha të rreshtohemi hapur për progresin dhe qytetërimin, kundër primitivizmit tribal!

Një mesazh për socialistët dhe popullin e majtë.

Fatos Nano: Të votojnë pa ngurrim, duke mos i hequr duart nga timoni europian i Shqipërisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat