Kryetari i KQZ rrëzon shifrat e zëdhënëses

Shqipëria

Kryetari i KQZ rrëzon shifrat e zëdhënëses

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 14:25
Klement Zguri

Në një komunikim me mediat, kryetari i KQZ Klement Zguri ka hedhur poshtë shifrën e deklaruar nga zëdhënësja e KQZ në orën 11.00 se pjesëmarrja sipas të dhënave deri në atë moment ishte 12%. Zguri tha se shifrat mbeten paraprake deri në mbylljen e procesit të votimit.

Në KQZ ka një ndarje të dukshme mes kryetarit Klement Zguri, i propozuar nga të djathtët dhe 4 anëtarëve të KQZ, të propozuar nga të majtët e që për shkak të numrave ndikojnë vendimmarrjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat