Rama-Meta, sinjale në distancë

Shqipëria

Rama-Meta, sinjale në distancë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:18
Ilir Meta, Edi Rama

Nuk mundën të ulen në një tryezë dialogu, por Kryeministri dhe Presidenti i kanë dërguar njëri –tjetrit sinjale gjatë kësaj të diele.

Edi Rama i ka kaluar para derës së Presidencës Ilir Metës, rreth orës 7 të mëngjesit, por jo për ti këkruar ndonjë takim.

Kryeministri zgjodhi ta niste edhe këtë të dielë me disa momente relaksi në hotelin, ku shkoi edhe ditën kur Meta e priste në zyrë për të nisur një dialog për zgjidhjen e krizës.

Ndërsa pak momente më pas ai postoi një video, ku shfaqej i biri Zaho, duke luajur me një lepurush dhe një qen pranë tyre.

E ndërsa kryeministri i çoi sinjale nga Surreli si për t’i thënë Kreut të Shtetit dhe opozitës se cdo gjë shkon vaj edhe pa pjesëmarrjen e tyre në votime. Presidenti kishte një tjetër pergjigje për të.

Kreu i Shtetit ka publikuar një foto nga plazhi, ku shfaqet së bashku me zëdhënësit e tij, Tedi Blushi.

“Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të dielë historike plot diell dhe muzikë”. 

Për presidentin kjo ditë duket se është një ditë normale, pa vlerë historike, për shkak edhe të refuzimit që ai i bëri 30 qershorit, duke dekretuar 13 tetorin si datë të zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat