Dita më e lumtur e jetës bëhet më e bukur kur voton. Një çift i ri ka vendosur t'i drejtohet kutive të votimit këtë të diel të 30 qershorit, duke marrë pak minuta nga ceremonia martesore e tyre.
Fotoja e çiftit është publikuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Nën titullin "FOTO e Ditës", Balla e ka komentuar kështu: "Photo of the Day: Një çift i ri ka lënë dasmën disa minuta për të shkuar në Qendrën e Votimit" -shkruan Balla.
Kujtojmë që procesi zgjedhor për zgjedhjet vendore mbyllet në orwn 19:00.