Kryetari i KQZ: Socialistët duan të shtyjnë orarin e zgjedhjeve në këtë qytet, është krejt e paligjshme!

Shqipëria

Kryetari i KQZ: Socialistët duan të shtyjnë orarin e zgjedhjeve në këtë qytet, është krejt e paligjshme!

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 19:18
Klement Zguri

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka dalë në një deklaratë zyrtare pak minuta para përfundimit të orarit zyrtar të votimit këtë të dielë.

Zoti Zguri ka denoncuar për një rast në Sarandë, ku ai është shprehur se nga ana e socialistëve është kërkuar shtyrja e orarit të zgjedhjeve, një kërkesë që sipas kryetarit të KQZ-së është krejtësisht e jashtëligjshme.

Ajo që dua të sqaroj se në një qytet të caktuar, persona politikë kanë bërë thirrje për të shtyrë orarin e votimeve. Saranda në këtë fjalë. Dua të citoj kodin zgjedhor, orari i votimit fillon në orën 07:00 dhe mbaron në 19:00. E vetmja mundësi është që personat të jenë në rradhë, por përtej kësaj nuk mund të votohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat