Reagimi i parë nga mazhoranca, zv/kryeministri Braçe: Super konfirmim!

Shqipëria

Reagimi i parë nga mazhoranca, zv/kryeministri Braçe: Super konfirmim!

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 20:51
Erjon Braçe

Super konfirmim për Partinë Socialiste e konsideron zv.kryeministri Erjon Braçe pjesëmarrjen e qytetarëve në votimet për bashkitë. Në një reagim të shkurtër, Braçe i konsideron këto votime si referendum dhe falenderon qytetarët shqiptarë.

“Referendum! Super, super, super, super konfirmim! Faleminderit Divjakë, faleminderit Shqipëri”, shkruan Braçe.

Ky është reagimi i parë që vjen nga mazhoranca për këto votime, ndërkohë që nga PD dhe LSI kanë nisur akuzat e para ndaj mazhorancës për mbushje fiktive të kutive të votimit.

Edhe pse procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë ka përfunduar prej 1 ore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bërë ende publike shifrën e pjesëmarrjes në rang vendi. Raportimi i fundit ka qenë në orën 15:00, ku pjesëmarrja ishte në 15.5%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat