Rama: Nga sot, Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, molotov, bojkot dhe fronte

Shqipëria

Rama: Nga sot, Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, molotov, bojkot dhe fronte

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 22:16
Edi Rama

Në paraqitjen e parë publike pas mbylljes së vendvotimeve, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se e kanë fituar luftën përgjithmonë për zgjedhjet.

Në një konferencë për media, Rama tha se Shqipëria nuk do të shoh më djegie mandatesh, Molotov apo bojkot. Ndërkohë shtoi se në korrik do të zhvillojë një debat për të analizuar qeverisjen.

 Rama: Paqja mund të fillojë vetëm duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë

“Do të zhvillojmë një debat në korrik për të analizuar qeverisjen. Do të programojmë të tëra korrigjimet e nevojshme në funksion të sfidës. Një debat të gjerë për të analizuar situatën në familjen tonë politike. Dhe pozicionin tonë të ri në skenën politike dhe marrëdhëniet ndërpartiake, qoftë me opozitën brenda parlamentit apo jashtë. Plaga e hapur kërkon kurim, ne do të bëjmë çdo, pavarësisht se e hapën humbësit me turp. Nëse duan paqe, paqe do të kenë dhe paqja mund të fillojë vetëm duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë. Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë, marrëveshje do të kenë, vetëm me dialog pa kushte dhe shprehje për t'u angazhuar të gjithë për çeljen e negociatave. Dora ime është e shtrirë, reforma zgjedhore mbetet sfidë me opozitën parlamentare dhe atë jo parlamentare" tha ai.

Rama tha qe sot ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi dramën e një përçarje të rëndë politike, të frymëzuar për të ndaluar ecjen përpara dhe integrimin në BE.

Ai tha qe Sot ishte dita e zgjedhjeve vendore të radhës që u kthye muaj pas muaji në ditën kulmore të një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes harbutërisë dhe qytetarisë, anti shtetit dhe shtetit, mes dhunës së djeshme dhe shpresës te e nesërmja, mes Shqipërisë së vjetër të fantazmave e fosileve të historisë dhe Shqipërisë së të drejtës.

 Rama: Nga sot Shqipëria nuk do të shoh më Molotov

 "Ne nuk fituam ndonjë betejë për mandatin e ardhshëm të bashkive, por luftën përgjithmonë për zgjedhjet. Nga sot, Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, Molotov, bojkot dhe fronte. Për ata është një mësim, por edhe të gjitha partitë dhe përgjithmonë. Nga sot, ne, fitimtarët e 30 qershorit, nuk fituam ngaqë kemi bërë punë shumë të mira, apo se mjaftojnë ato që kemi bërë" tha Rama.

Gjatë muajit Korrik, Rama tha se do të bëhet një analizë e thellë jo vetëm për qeverisjen, por edhe brenda PS-së.

 Ai falënderoi SHBA, BE-në e miqtë ndërkombëtar.

Rama: Ishte një betejë e rëndë

 "Ishte një betejë e rëndë dhe absurde. Faleminderit dhe ndjesë kujtdo nga miqtë e huaj që u bënë objekt i sulmeve poshtë shtëpisë apo ngrehinave e TV-ve. Pas pak hynë një ditë e re, që e gjen Shqipërinë të çliruar. Dita e re vjen e ngarkuar me sfidën e rëndë të kurimit të plagës së përcarja ka lënë pas" tha ai.

Në Shqipëri sot janë mbajtur zgjedhjet lokale të cilat janë bojkotuar nga opozita.

KQZ ka raportuar se deri në orën 15:00 kanë dal 15 përqind e votuesve ndërsa nuk ka shifra të sakta për daljen deri në orën 19:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat