Sa shqiptarë votuan më 30 qershor? KQZ: 21.6%, PD jep këto shifra

Shqipëria

Sa shqiptarë votuan më 30 qershor? KQZ: 21.6%, PD jep këto shifra

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 23:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas rreth 30 vitesh në Shqipëri, këtë të dielë në mbarë vendin janë zhvilluar zgjedhje ku në shumicën dërrmuese të qyteteve kandidatë të vetëm kanë qenë socialistët.

Në përmbyllje të procesit të votimit nuk u regjistruan incidente të rënda, ndërsa për të dalë në numrin total të votuesve, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i janë dashur rreth 3 orë pas mbarimit të afatit zyrtar të votimit.

KQZ doli në deklaratë dhe raportoi se në total (duke u kujdesur të vinte në pah se shifrat vitin nga qendrat e votimit) kishin votuar në Shqipëri 771 863 vetë, ose thënë në përqindje 21.6% e atyre shqiptarëve që e gëzojnë të drejtën e votës.

Nuk ka vonuar në reagim dhe Partia Demokratike, e cila e ka hedhur poshtë shifrën e publikuar me vonesë nga KQZ, duke thënë se institucioni është i kryersuar nga socialistët dhe ka dhënë një numër të fryrë dhe të manipuluar të rezultatit. Sipas PD-së shifrat e sakta janë për një pjesëmarrje prej 15.12% ose e thënë në shifra 534, 528 shqiptarë.

PD më tutje deklaroi përmes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi se KQZ duhet të distancohet nga manipulimi i votave, përkundrazi anëtarët e saj do t’i presë burgu njëlloj si kryeministri Rama.

Sipas kalkulimeve dhe krahasimit mes dy shifrave, rezulton se opozita e KQZ kanë një diferencë prej 237,335 votash ose rreth 6.48%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat