KSHH: Në Qendrat e Votimit persona të paautorizuar

Shqipëria

KSHH: Në Qendrat e Votimit persona të paautorizuar

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 15:01
Foto

Vëzhguesit e Komitetit  Shqiptar të Helsinkit kanë monitoruar  votimet e 30 qershorit ku kanë konstatuar probleme në disa qendra votimi.

Persona të paautorizuar  kanë qëndruar në qendrat e votimit, ku kanë vëzhguar dhe mbajtur shënim personat që merrnin pjesë në proces. Kjo është një nga shkeljet që  është konstatuar nga  vëzhguesit e komitetit shqiptar të Helsinkit, të cilat kanë monitoruar votimet në 8 qytetet kryesore të Shqiperisë.

Po pavarësisht numrit të paktët  të votuesve Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit  Erinda Skëndaj tha se kjo nuk ndikon në certifikimin e zgjedhjeve.

Skëndaj u ndal edhe në qëndrimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , i cili u akuzua nga opozita për polarizim politik.

Një raport të hollësishëm,  Komiteti Shqiptar i Helsinkit do ta publikojë ditën e martë pasi të përfundoj edhe procesi i numërimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat