Pas Berishës, Basha takon Kryemadhin dhe aleatët

Shqipëria

Pas Berishës, Basha takon Kryemadhin dhe aleatët

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 16:12
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Pas takimit gjatë ditës me ish-kryeministrin Sali Berisha, kreu i demokratëve Lulzim Basha po zhvillon një takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe aleatët e tjerë të PD-së. Takimi ka nisur rreth orës 16:07.

Një ditë pas 30 qershorit, Berisha takon Bashën

Një ditë pas votimeve të 30 qershorit, ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha është parë në ambientet e selisë blu, për një takim me kreun demokrat, Lulzim Basha.

Basha dhe Berisha mësohet se kanë diskutuar për situatën politike post zgjedhore dhe aksionin që opozita do të ndjekë tashmë, kur ka 6 muaj që ka djegur mandatet.

Partia Demokratike bashkë me partitë aleate nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, ndërsa kryeministri Rama ka fituar të gjitha bashkitë, pasi në disa prej tyre nuk kishte asnjë rival.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat