Raporti paraprak i OSBE/ODIHR, Vasili: Treguan se procesi ishte i paligjshëm

Shqipëria

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR, Vasili: Treguan se procesi ishte i paligjshëm

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 19:35
Petrit Vasili

Ish-kryetari i grupit parlamentar në partinë Lëvizja  Socialiste për Integrim, Petrit Vasili komentoi raportin paraprak të misionit të OSBE/ODIHR, i cili tregoi se në zgjedhjet e 30 qershorit janë konstatuar probleme dhe qytetarët kanë qenë nën presion nga të dyja palët politike.

Sipas Vasilit në këtë raport janë konstatuar probleme madhore që opozita i ka denoncuar edhe më parë. Ndër të tjera Vasili ka deklaruar se procesi i zgjedhjeve ishte i paligjshëm duke shtuar faktin se qytetarët nuk kishin mundësi të zgjidhnin, pasi në më shumë se gjysmat e bashkive në listë ishte vetëm një kandidat.

“Vlerësojmë raportin e OSBE/ODIHR për votimet. Raporti konfirmoi që u zhvillua një proces i paligjshëm. Raporti konfirmon që mos-zbatimi i Dekretit, i paligjshëm. Raporti konfirmoi që vetëm GJK shprehet për Dekretin. Raporti konfirmoi që nuk pati asnjë mundësi për zgjedhje Raporti konfirmoi që vendim. Raporti konfirmoi që vendimet e KQZ, të paligjshme. Vendimet e KQZ-së kanë qenë sipas urdhrit partiak”-tha Vasili.

Kujtojmë se shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR, në raportin paraprak për votimet e 30 qershorit ka renditur një sërë parregullsisë dhe problematikave që hasura në 30 qershor. Sipas raportit të ODIR, votuesit u vunë nën presion dhe u kërcënuan, ndërkohë që partitë politike duhet t’i trajtojnë ata me respekt.

“Pamë prova se votuesit ishin në presion nga të gjitha palët politike. Kjo në disa raste nuk e ka lejuar votuesin që të votojë i lirë dhe i mirinformuar. Kjo cënoi besimin e  votuesve dhe ishte e kundërta e rolit në fakt që duhet të luaj në procesin zgjedhorë. Megjithatë, pavarësisht pasigurisë, zgjedhjet u mbajtën dje. Nëse morën apo nuk morën pjesë votuesit dje, ata të gjithë duhet të ishin trajtuar me respekt”, thekson raporti i ODIHR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat