Basha: 85% e shqiptareve treguan dje se duan ndryshimin

Shqipëria

Basha: 85% e shqiptareve treguan dje se duan ndryshimin

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 20:42
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të mbajtur sonte në selinë blu, ka pohuar se 85% e shqiptareve treguan dje se duan ndryshimin.

Deklarata e Bashës: 

85% e shqiptareve treguan dje se duan ndryshimin. Shqiptarët e sfiduan, e izoluan dhe e bënë Ramën t’i binin djersë të ftohta. Dje ju me te bashkuar se kurre, jo rreth nje partie politike, por rreth vlerave per te cilat qendrojme si komb, vlerave europiane, lirise dhe demokracise, hapet rrugën për t’i kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur cdo shqiptari. Marrezia e 30 qershorit tregoi se çfare eshte i gatshem te beje Edi Rama per pushtetin e tij. Pamjet dritheruese te te moshuarve qe i mbanin nga krahet per te shkuar me detyrim ne votime Pamjet e trishta te invalideve, te pamundurve qe duhet te beheshin pjese e farses per buken e gojes Pamjet e punonjesve te administrates qe votonin me koken ulur nga deshperimi. 

Pamjet e te forteve qe kercenonin me uniforma policie apo mbeshtjelle me petkun e pushtetareve jane pasqyra me e qarte e degradimit te ketij regjimi. Kombinimi i perdorimit te krimit dhe presionit te pushtetit per vota eshte pamja e zgjedhjeve shqiptare me Edi Ramen, e faktuar me pare nga Dibra, ne Durres dhe perseri dje, ne te gjithe Shqiperine. 85% e shqiptareve refuzuan regjimin e grabitjes dhe dhunes. 85% e shqiptareve dje refuzuan Edi Ramen 85% e shqiptareve treguan dje se duan ndryshimin. 

Jo ndryshimin e thjeshtë politik, “ik ti e te vi une”, por ndryshimin e vertete qe nis me ndryshimin e sistemit, garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, garantimin e votes dhe fuqizimin e saj. 85% e shqiptareve, demokrate, socialiste, te pa parti treguan dje se duan ndryshimin qe kurre me krimi te mos diktoje politiken, kurre me kriminelet te mos vendosin per deputete e kryebashkiake, kurre me krimi te mos ulet ne parlament e te zere vend ne qeverisje, kurre me punonjesit e administrates te mos poshtërohen, duke u perdorur per te mbushur mitingjet partiake apo te kercenohen me vendin e punes per voten, kurre me mos te kushtezohet vendi i punes, buka e gojës, ndihma ekonomike apo pensioni nga vota. Dje dështoi plani i Edi Ramës për votime njëpartiake. Shqiptarët e refuzuan totalisht, atë dhe mercenarët e tij. Shqiptarët e sfiduan, e izoluan dhe e bënë t’i binin djersë të ftohta.

Qëndrimi ynë për Edi Ramën nuk ndryshon. 30 qershori tregoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat