Votimet, reagon KE: Të qeta dhe të rregullta. Qeveria dhe opozita të angazhohen në dialog

Shqipëria

Votimet, reagon KE: Të qeta dhe të rregullta. Qeveria dhe opozita të angazhohen në dialog

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 22:18
Maja Koçijançiç

Dita e djeshme Shqipëria zhvilloi zgjedhjet lokale në të gjithë vendin.

Në lidhjet me votimet e datës 30 qershor, ka reaguar edhe Komisioni Europian ku deklaron se ato u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, por në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Koçijançiç, shprehet se "ne morëm parasysh të gjitha vërejtjet paraprake të bëra nga Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE / ODIHR.

Organet lokale të sapozgjedhura tani duhet të jenë në gjendje të punojnë sipas kompetencave të tyre kushtetuese, në dobi të qytetarëve të vendit".

Komisioni Europian ka apelur sërish përmes Koçijançiç që qeveria dhe opozita të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.

"Të gjitha institucionet shqiptare dhe udhëheqësit politikë tani duhet të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në vijueshmërinë e zbatimit të procesit të reformës, duke përfshirë rinisjen e reformës së iniciuar më parë të legjislacionit zgjedhor për të adresuar rekomandimet e ODIHR-it”, deklaron Koçijançiç.

Pak më parë në lidhjet me zgjedhjet reagoi edhe Ambasada amerikane në Tiranë, që i cilësoi si të rregullta dhe të qeta.

Megjithatë kjo ambasadë pranoi se ngërçi dhe polarizimi politik kontribuan për zgjedhje në të cilat votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë.

Ambasada amerikane në Tiranë shprehet se është e përkushtuar të ndihmojë për forcimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat