Të zgjedhurit e 30 qershorit do zënë zyrat? Ja çfarë thotë Kryemadhi

Shqipëria

Të zgjedhurit e 30 qershorit do zënë zyrat? Ja çfarë thotë Kryemadhi

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 22:58
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim nuk dha një opsion se çfarë do të bëjë opozita nëse të zgjedhurit e 30 qershorit do të zënë zyrat.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Monika Kryemadhi tha se deri në 12 gusht ka shumë kohë përpara.

“Aksioni do të jetë hap pas hapi, këtë javë është konsultimi ynë me partitë aleate. Do vazhdojmë gjithë procesin që do vijë në mënyrë të njëpasnjëshme. Nuk është problemi aty, tek zënia e zyrave, ata nuk do të shkojnë në zyrë asnjëherë. E di sa gjëra do ndodhin deri në 12 gusht”, tha Monika Kryemadhi.

Sipas saj në 30 qershor nuk kishte zgjedhje, por vetëm votime dhe ndaj opozita nuk ndërhyri.

Kryemadhi tha se edhe OSBE/OHDIR deklaroi qartë se në 30 qershor nuk kishte zgjedhje, por vetëm votime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat