‘A do t’i lirojnë bashkitë kryebashkiakët e opozitës?’, paralajmëron ish-deputeti: Unë po flas shqip…

Shqipëria

‘A do t’i lirojnë bashkitë kryebashkiakët e opozitës?’, paralajmëron ish-deputeti: Unë po flas shqip…

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 08:20
Enkelejd Alibeaj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i pyetur nëse do t’i lirojnë kryebashkiakët e djathtë bashkitë pas çertifikimit të fituesve të 30 qershorit u shpreh: Ligji ju thotë që do duhet të rrinë në detyrë për ti shërbyer qytetarëve deri sa të vijë një tjetër i zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe kushtetuese. Ata do detyrohen ta presin. Nëse nuk do të vijë njeri i zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe kushtetuese, ata do të vazhdojnë detyrën.

Alibeaj po ashtu referuar medias ka thënë se: “E vetmja gjë është media, ajo që nuk është blerë dhe nuk i është shitur qeverisë  siç e tha OSBE, dhe ju keni të gjithë meritën, falenderimin tonë. E kemi thënë shumë kohë më parë, asnjë nga përfaqësuesit tanë në bashki, atje ku janë apo edhe në këshill nuk do të bëjnë përtej tejkalimit të ligjit. 

Po paralajmëroni që nuk do ti lironi zyrat? Do ti mbyllni me dryn?

Enkelejd Alibeaj: Unë flas shqip, qartë dhe kuptueshëm. Ligji ka qenë busulla e orientimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat