Nga Enveri tek Kim Jong Un, Meta publikon videon ironizuese: Destinacioni dihet

Shqipëria

Nga Enveri tek Kim Jong Un, Meta publikon videon ironizuese: Destinacioni dihet

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 09:12
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta vazhdon ironinë në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, duke i  krahasuar ato me votimet në kohën e diktaturës.

Një ditë më parë, Meta bëri një postim në Facebbok, duke thënë se tani i duhet që të shpikë një dekoratë të re, atë të “Heroit të votave socialiste”, ndërsa sot, kreu i shteti ka postuar një video me Enver Hoxhën, Spiro Kolekwn dhe diktatorin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, duke e përcjellë me mesazhin “Nga fitorja në fitore! Destinacioni dihet”.

“Mirëmëngjesi të dashur miq!

Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitorje! Destinacioni dihet.

Kalofshi të gjithë një ditë të bukur sot!”, ironizon Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/330846294500437/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat