Fati i kryebashkiakëve të djathtë pas 30 qershorit, Nishani i shkon Bashës në zyrë

Shqipëria

Fati i kryebashkiakëve të djathtë pas 30 qershorit, Nishani i shkon Bashës në zyrë

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 12:20
Bujar Nishani

Kryebashkiakët ende në detyrë të Partisë Demokratike zhvilluan paraditen e sotme një takim me kryetarin Lulzim Basha, në selinë blu.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medieve, por mësohet se në fokus të diskutimit ka qenë fati i tyre pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Krerët aktualë të bashkive të PD, duhet t’ua lënë zyrat kandidatëve fitues, që vijnë nga Partia Socialiste.

Ndërkohë në selinë e Partisë Demokratike ka mbërritur edhe ish-presidenti Bujar Nishani, që aktualisht ka postin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar në këtë forcë politike. Nishani do të ketë një takim me Lulzim Bashën, pas mbledhjes së kryebashkiakëve demokratë.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga shpjegoi edhe hapat që duhet të ndiqen për emërimin e  kryebashkiakëve të rinj. Sipas saj, kryebashkiakët ende në detyrë  duhet të lirojnë zyrat menjëherë pasi të marrin mandatin të zgjedhurit e rinj. “Ka një sërë hallkash. Fillimisht KQZ duhet të përmbyllë rezultatin përfundimtar të numërimit të votova dhe nxjerrjen e fituesve.  Çështja i kalon Kolegjit Zgjedhor dhe më pas KQZ duhet  të certifikojë rezultatin përfundimtar”, sqaroi Menga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat