Spartak Ngjela: Meta nuk ishte normal, ishte i shqetësuar…

Shqipëria

Spartak Ngjela: Meta nuk ishte normal, ishte i shqetësuar…

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 22:25
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela duke komentuar Presidentin Ilir Meta tha se ai dukej i shqetësuar.

“Të gjithë krerët e shteteve shpesh janë nën akuzë, por janë avokatë. Kam qenë në akuzë me tigra, por këta janë kafshë të buta jo mishngrënëse, por një presidenti nuk i lejohet ky lloj diskutimi se nuk dihet kë kërcënon.

Gabon edhe në aspektin e brendshëm edhe atë ndërkombëtar, por nuk ishte normal.

Ai ka nxjerrë një dekret të pavlefshëm juridikisht. Pyetja që bëhet është: A ka të drejtë Presidenti të mos dekretojë zgjedhjet? Jo ai e ka të detyrueshme datën 30 qershor.

Presidenti ka të drejtë të dekretojë kryeministrit dhe i jep 10 ditë kohë, por nëse ditën e 4 çdekreton kryeministrit nuk ikën ky i fundit por Presidenti.

Me rrëzimin e dekretit mund të quhej shkelje e lehtë por e morën në qafë ata që e mbrojtjen dhe e çuan në shkelje të rëndë. Cila e rëndon këtë shkelje: krijoi akses civil për përplasje shoqërore që e kanë vënë re dhe ndërkombëtarët”, tha Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat