Burrë e grua, por njeri merr pjesë në votime dhe tjetri refuzon/ Mësoni arsyen

Shqipëria

Burrë e grua, por njeri merr pjesë në votime dhe tjetri refuzon/ Mësoni arsyen

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 22:44
Ilustrim

Votime, por presidenti nuk i njeh.

Votime, por kryetarët e opozitës nuk janë pjesë e procesit.

Votime, por kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i bindet vetëm dekretit të presidentit.

Votime, por të drejtën e votës e ushtrojnë vetëm të majtët.

Rezultati aspak surprizë.

Kandiatët socialistë fitojnë me 100% të votave.

Por a votuan shqiptarët?

A janë ata të përfaqësuar nga kryebashkiakët?

Marjana Legisi: Zonjë a votuat ju të dielën.

Qytetarja: Jo nuk votova. Po të jap një arsye të fortë, të më heqësh ti mua bukën e fëmijëve.

Marjana Legisi: Shkuat të votonit?

Qytetarja: Jo nuk shkova, sepse nuk kisha dëshirë të votoja për asnjë.

Marjana Legisi: A ju përfaqëson kryebashkiaku i ri i Tiranës? 

Qytetarja: Ai është vetëm një kokrra hajdutit. 

Marjana Legisi: Ishit të dielën për të votuar? 

Qytetarja: Po. 

Marjana Legisi: Ishin zgjedhje normale?

Qytetarja: Jo, u habita me kaq pak veta që ishin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat