VIP-at Italo-shqiptarë, Al Bano, Greggio, De Biasi, votues pa dijeni në Shqipëri

Shqipëria

VIP-at Italo-shqiptarë, Al Bano, Greggio, De Biasi, votues pa dijeni në Shqipëri

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 13:23
VIP-at italianë që kishin shtetësi shqiptare u thirrën për të votuar.

Në zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, të bojkotuar nga opozita, VIP-at italianë që kishin shtetësi shqiptare u thirrën për të votuar.

“Më falni, por kur do të jenë këto zgjedhje? Qendrat aktualisht janë të hapura! Ah … nuk e dija. Askush nuk më ka thënë asgjë. Të paktën të dërgonin një letër, një njoftim. Gjithsesi jam i zënë, së shpejti duhet të shkoj në një shfaqje televizive në Padre Pio“, ka thënë këngëtari i famshëm italian, tashmë edhe shqiptar, në një komunikim me gazetarët e “Corriere della Sera”.

Në artikullin që “Corriere della Sera” i ka kushtuar 3 italo-shqiptarëve shkruhet:

“Është e dielë pasdite, Albano Carrisi përgjigjet në telefon pas vetëm dy zileve. Ai çuditet kur i thuhet se, në listën e 3.5 milionë shqiptarëve që duhet të votojnë për të zgjedhur 61 kryetarë bashkiake të rinj, është edhe ai, së bashku me komedianin dhe aktorin Ezio Greggio gjithashtu dhe trajneri i kombëtares shqiptare në periudhën 2011-2017, Gianni De Biasi. Të tre qytetarë të vendit të shqiponjave të shpallur me një dekret presidencial.

Albano Carmelo Carrisi, i cili u bë shtetas shqiptar në qershor 2016, duhet të kishte udhëtuar në Vlorë, në jug, për të votuar në shkollën e mesme “Ataturk”.

Corriere della Sera: Çfarë po bën këngëtari me banesën e tij në Vlorë?

Albano: “Është diçka që e ka vendosur qeveria, unë nuk e kam kundërshtuar, sqaron ai.

“Nuk e di ku duhet të votojë dhe për kë: Nuk e di gjendjen, nuk kam ndjekur asgjë”, deklaron Albano.

“Ezio Nereo Greggio” dhe “Giovanni Girolamo De Biasi”, janë shqiptarë që nga janari dhe marsi i 2015. Ata do të duhej të votonin në Tiranë në të njëjtën shkollë fillore dhe të mesme “Kongresi i Lushnjes”. Por dirigjenti historik i “Striscia la Notizia” nuk ishte, gjithashtu edhe De Biasi“, shkruan Corriere Della Sera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat