Ish-deputeti Bozdo: Sikur PD-ja do të futej në zgjedhje, do t’i fitonte

Shqipëria

Ish-deputeti Bozdo: Sikur PD-ja do të futej në zgjedhje, do t’i fitonte

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 13:30
Enno Bozdo

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, i tha A2 CNN se nëse Partia Demokratike do të kishte hyrë në këto zgjedhje do t’i kishte fituar ato, gjithmonë nëse do të ishin të lira dhe të ndershme.

“Nëse PD-ja do të kishte hyrë në zgjedhje dhe nëse do të ishin afruar zgjedhjet me konceptin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do të kishim rezultat spektakolar dhe do të ishin trampolinë për zgjedhjet e ardhshme. Edhe pse në këto zgjedhje ishin të pashqetësuar, OSBE-ja pati raport të ashpër paraprak. Dhe kjo ndodhi në një palë zgjedhje pa konkurrencë. Rama bëri zgjedhje me veten e tij dhe nuk garantoi minimumin e standardeve”, deklaroi deputeti demokrat.

Më tej, Bozdo shtoi se presidenti Ilir Meta dje “pati guximin të thoshte disa të vërteta” gjatë konferencës së tij për shtyp të mbajtur në Presidencë.

“Presidenti hoqi petkun e diplomatit dhe ruajti petkun e Kreut të Shtetit, pasi pati guximin të thoshte disa të vërteta. Thelbi i konferencës së shtypit ishte se kemi hyrë në një situatë të paprecedentë dhe të vërtetat duhen thënë dhe secili le të gjykojë vetë”, u shpreh Bozdo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat