Balla uron Presidentin e ri te Parlamentit Europian David Sassoli

Shqipëria

Balla uron Presidentin e ri te Parlamentit Europian David Sassoli

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 14:26
Deputeti Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar z. David Sassoli i cili është zgjedhur sot në postin e Presdentit të Parlamentit Europian.

Përmes një postimi në Twitter, numri dy i Partisë Socialiste, Balla shpreh mirënjohjen e tij për rolin e rëndësishëm që ka luajtur si President i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Urime David Sassoli për zgjedhjen e tij në postin e Presdientit të Parlamentit Europian. 
Mirënjohës për rolin e tij të rëndësishëm si President i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Europian. Sapo i dërgova atij urimet më të mira dhe pres të kem një takim sa më të shpejtë me të.”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat