Vizat për Shqipërinë, ambasada holandeze zbardh përgjigjen e KE

Shqipëria

Vizat për Shqipërinë, ambasada holandeze zbardh përgjigjen e KE

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 14:48
Foto

Pak orë pas publikimit të lajmit se KE ka refuzuar kërkesën e Holandës për heqjen e vizave me Shqipërinë, ka ardhur edhe qëndrimi i ambasadës holandeze.

Në reagimin e tyre ata shpalosin përgjigjen zyrtare të KE, ku nënvizohet se Komisioni ka dalë në përfundimin se kushtet teknike për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen.

“Por gjithsesi, në letër theksohet se Komisioni beson se Shqipëria duhet të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të adresuar çështjen e aplikimeve të pabazuara për azil dhe për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar”, thuhet në deklaratën e ambasadës holandeze.

Më tej shtohet se “Ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë të mirë me palën Shqiptare dhe e shohim si thelbësore adresimin e këtyre çështjeve”.

Reagimi i plotë i ambasadës holandeze në Tiranë
Komisioni Evropian ka refuzuar kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të KE-së, Shqipëria nuk ndodhet në rrethanat kur mund të vihet në lëvizje mekanizimi për pezullimin e vizave.

Në datën 1 korrik, Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës ka marrë një përgjigje nga Komisioni Europian në lidhje me letër-kërkesën e dërguar në datën 31 Maj 2019.

Në këtë letër, Komisioni ka dalë në përfundimin se kushtet teknike për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Por gjithsesi, në letër theksohet se Komisioni beson se Shqipëria duhet të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të adresuar çështjen e aplikimeve të pabazuara për azil dhe për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar.

Sinjali që vjen nga letër-kërkesa vijon të jetë i rëndësishëm. Hollanda do të punojë me Shqiperinë për të parë se si shqetësimet tona në lidhje me krimin e organizuar, aplikimet e pabazuara për azil dhe klandestinët që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të Hollandës mund të adresohen në mënyrë më efikase.

Ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë të mirë me palën Shqiptare dhe e shohim si thelbësore adresimin e këtyre çështjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat