Kryeministri Rama dekoron policën e cila ishte plagosur në protestë

Shqipëria

Kryeministri Rama dekoron policën e cila ishte plagosur në protestë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 15:12
Edi Rama dhe Ina Nuku

Kryeministri Edi Rama ka dekoruar me medalje policën Ina Nuku, e cila u plagos gjatë një proteste të zhvilluar nga banorët e Astrit, për të shmangur shembjen e banesave.

Nga sulmi me kapsolle, Ina Nuku rreziko jetën dhe mbeti e lënduar në dorë, ku humbi edhe gishtat. Pas kurimit në Turqi, policja është rikthyer në krye të detyrës dhe kryeministri vendosi që ta dekorojë me “Yllin e Mirënjohjes Publike”.

“Më vjen mirë që këtu ndodhet edhe simboli i rezistencës suaj. Ina ra prej e një goditje qorre, me lëndë plasëse që mund t’i kishte marrë edhe jetën. Fatmirësisht ajo reagoi për të shmangur rrezikun për jetën, por jo atë të shpëtimit të duarve. Ajo iu gjend përballë, jo krimit të rrugës, por politikës së rrugës. Ndaj i jam mirënjohjes që t’i jap medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike të Kryeministrit'”, tha Rama gjatë një takimi në Ministrinë e Brendshme me drejtuesit e Policisë së Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat