“I riu nga Durrësi rrihet për vdekje”, Berisha: Ngjarja po mbahet e fshehtë

Shqipëria

“I riu nga Durrësi rrihet për vdekje”, Berisha: Ngjarja po mbahet e fshehtë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 17:56
I riu nga Durrësi

Ish- kryeministri Sali Berisha denoncon një ngjarje të rëndë të ndodhur në Ishëm të Durrësit.

Sipas mesazhit një i ri është dhunuar ndërsa ndodhet në koma në Tiranë.

Sipas tij ngjarja është mbajtur e fshehtë nga uniformat e policisë.

“Nje krim tjeter i shemtuar dhe i fshehur!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.

Mesazhi

Doktor, uroj shendet per ju!! Turp i madh per ne! Ne Ishem te Durresit ne mengjes gjendet adoleshenti i dhunuar per vdekje dhe i hedhur ne germadhe prane shkolles se mesme. Pika gjaku kudo dhe me andej gjaku pellg nga plaget e djaloshit.

Ka qe te premten ne gjendje kome ne Tirane dhe askush nuk ka reaguar. Ju lutem publikojeni pasi ky fenomen ngjall panik ne komunitet dhe tregon qe ne jemi te pambrojtur. ABlerim Likmeta, nga lagja Likmetaj e Ishmit cdo gje eshte misterioze. Ka ardhur e ka marre por policia ska bere asnje hetim djali eshte tek ushtaraku me pak shpresa per jeten.

Ka qe te Premten ne mengjes qe eshte gjetur dhe kjo pjese eshte e dyshimte pasi djali ka qene ne mes te nje ferre qe veshtire te gjendet rastrsisht. Jemi te shokuar.

Kjo nuk eshte policia qe duam doktor, asnje ekspertize ne vendngjarje nderkohe qe djali ka qene mbuluar ne gjak, kafka e tij ka qene e demtuar nga goditjet sipas babait te tij ne baze te asaj qe i kane thene mjeket ne Tirane djali eshte goditur me mjete te forta ne koke duke i demtuar kafken.anonim ju lutem. Faleminderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat