Artan Hoxha: Meta i shkarkuar nga Kuvendi, mos prisni të sillet si Papa i Romës!

Shqipëria

Artan Hoxha: Meta i shkarkuar nga Kuvendi, mos prisni të sillet si Papa i Romës!

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 23:22
Artan Hoxha

Presidenti, Ilir Meta, është i shkarkuar nga Kuvendi, thotë analisti Artan Hoxha, vetëm nëse ndodh që kryeministri të kthejë mendje.

E megjithatë, shton ai, akti i shkarkimit i Presidentit nga Kuvendi është i paaekzekutueshëm pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese.

Debati

Artan Hoxha: Në Kuvend Presidenti është i shkarkuar, është e kotë.

Mimi Kodheli: Jo në dijeninë time.

Artan Hoxha: Kuvendi është i gjithë një togë nën komandën e kryeministrit. Ai ka thënë që Presidenti duhet të shkarkohet dhe pikë, ajo do të ndodhë. Po i ndërroi mendja Ramës… Po ju ndërrua mendja kryeministrit, do ti ndërrojë edhe togës. Ka një gjë, akti i shkarkimit i Presidentit nga Kuvendi është i paaekzekutueshëm pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese.

Duke komentuar kursin e ri të Presidentit, me revanshin e nisur jo vetëm ndaj Ramës por edhe ndërkombëtarëve, Soros, Euralius, Sorecës, Hoxha thotë se nuk mund të presim që një president që futet në procedurë për tu shkarkuar nga mazhoranca të sillet si Papa i Romës.

Artan Hoxha: Presidenti është hedhur në një betejë sepse është një president të cilit ju injorua një dekret i nxjerrë nga këndvështrimi i tij për të ofruar një mundësi të dytë për palët dhe një tre mujorsh kohë për të diskutuar për një zgjidhje më të arsyeshme mbi zgjedhjet vendore. U sulmua në mënyrën më të pavetëfrenuar nga ana e mazhorancës dhe u fut në procedurë për tu shkarkuar. Atëherë çfarë pritet nga ky President, të bëjë prapë Papën e Romës?!

Mimi Kodheli: SHBA dhe BE do të mbeten, përtej kush është kryeministër, president, parlamentar, miqtë më të mëdhenj të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat