Të hënën Kuvend e protestë, Hoxha: Opozita vazhdon axhendën "Rama ik" edhe pas 30 qershorit

Shqipëria

Të hënën Kuvend e protestë, Hoxha: Opozita vazhdon axhendën "Rama ik" edhe pas 30 qershorit

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 23:45
Ilustrim

Dita e hënë kthen edhe njëherë në skenë aksionin politik, nga njëra anë mazhoranca me seancën plenare dhe nga ana tjetër opozita me protestën e radhës kombëtare.

Për analistin, Artan Hoxha, protesta tregon se opozita vazhdon me axhendën "Rama ik" edhe pas 30 qershorit.

Artan Hoxha: Protesta e së hënës nga këndvështrimi i opozitës ka tre vlera. Së pari ajo thotë që aksioni opozitar vijon me të njëjtin objektiv dhe axhendë "Rama ik" edhe pas 30 qershorit. Së dyti zhvillohet ditën e hënë duke u lidhur dhe me seancën e parlamentit, së treti zhvillohet në shenjë protestë ndaj veprimit të njëanshëm të shumicës parlamentare dhe enturazhit të bashkuar nga mbetjet e listave për të shkarkuar nga detyra presidentin e cila sipas këndvështrimit të opozitës ka mbajtur qëndrime konstruktive duke u ofruar shanse për një mirëkuptim dhe jo për të shkuar me kokëderrllëk drejt atyre zgjedhjeve që nuk mund të quhen zgjedhje përveçse votime formale të 30 qershorit.

Ndërsa deputetja socialiste, Mimi Kodheli, thotë se opozita duhet të riformatohet për të qenë një forcë politike më serioze.

Mimi Kodheli: Nuk duhet radikalizuar për të thënë nuk ka më asgjë për të humbur. Humb çdo ditë opozita nga një gjë. Do të kisha dashur shumë që nesër opozita të mund riformatohej në një format tjetër të denjë për të qenë një forcë serioze politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat