Gent Cakaj jep një lajm fantastik për diplomacinë e Shqipërisë

Shqipëria

Gent Cakaj jep një lajm fantastik për diplomacinë e Shqipërisë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 07:25
Gent Cakaj

I pari i diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj ka deklaruar se Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim për hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Kanberra të Australisë.

Cakaj ka deklarua se ky vendim është në shërbim të zbatimit të strategjisë së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të zgjeruar rrjetin e ndërveprimit politik ndërkombëtar dhe që të arrihet rritja e numrit të përfaqësuesve diplomatik të Shqipërisë në gjithë botën, transmeton Indeksonline.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Cakaj theksoi se hapja e Ambasadës në Kanberra do të mundësojë intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, politike dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Australisë dhe se kjo ambasadë do të ketë funksion shumë të rëndësishëm edhe në ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët.

Postimi i plotë:

Edhe një lajm fantastik për diplomacinë e Shqipërisë…

Qeveria e Shqipërisë sot ka marrë vendim për hapjen e ambasadës të Republikës të Shqipërisë në Kanberra të Australisë!

Ky vendim është në shërbim të zbatimit të strategjisë të Ministrisë për Evropën dhe Punët

e Jashtme për të zgjeruar rrjetin e ndërveprimit politik ndërkombëtar dhe rritur

numrin e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë nëpër botë në përgjithësi!

Rëndësia e këtij vendimi duhet parë edhe në një rrafsh më të përgjithshëm politik dhe diplomatik.

Mbulimi i marrëdhënieve diplomatike të Republikës të Shqipërisë me Australinë dhe me disa prej vendeve të Azisë dhe Paqësorit është mbuluar krejtësisht nga Ambasada e Shqipërisë në Pekin.

Në këtë kuptim, kapaciteti veprues i Shqipërisë në këtë hapësirë gjeopolitike ka qenë më i ulët sesa vetë rëndësia gjeostrategjike e saj.

Për më shumë, hapja e Ambasadës në Kanberra do të mundëson intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, politike dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Australisë. Tutje, kjo Ambasadë do të ketë një

funksion shumë të rëndësishëm edhe në ofrimin e shërbimeve konsullore

për shqiptarët (dhe jo vetëm) në Australi (dhe jo vetëm).

Sipas pritjeve paraprake, Ambasada në Kanberra do të ofron afërsisht 4000-5000 praktika konsullore brenda një viti kalendarik.

Pra, gjykuar nga rëndësia politike, strategjike, diplomatike e konsullore, hapja e Ambasadës të Shqipërisë në Kanberra të Australisë

është një veprim me peshë të patjetërsueshme!

Shumë shpejtë me veprime të ngjashme në hapësira tjera për ta bërë Shqipërinë më të pranishme nëpër botë …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat