Kuvendi i Shqipërisë rrëzon edhe një dekret të presidentit

Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë rrëzon edhe një dekret të presidentit

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 14:17
Kuvendi

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi sot me 85 vota kundër dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat.

Kuvendi gjithashtu miratoi me 89 vota pro projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar”

Kuvendi miratoi me 98 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2018 për projektin “Programi sektorial i ujërave/furnizimi me ujë i zonave rurale IV”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat