900 punonjës të Albacall në protestë

Shqipëria

900 punonjës të Albacall në protestë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 16:27
Foto Ilustrim

900 punonjës të albacall, kompania e cila ka si administratore, Ines Muçostepën, kanë kundërshtuar vendimin e administratës  të kompanisë e cila në mënyrë të njëanshme, nuk i ka pranuar që bonusin e vjetërsisë në punë tu vendoset në rrogë.

Sipas tyre në kontratë parashikohet që pas dy viteve punë, bonuset duhet tu shtohen në pagë.

Në shenjë proteste para zyrave të subjektit ata kanë vendosur një banderole, ku i kërkojnë të mos u ulet rroga, pasi bonusi përbën 30 për qind të pagës. Madje nuk kanë munguar as fletushkat me mbishkrime që nisin nga krahasimi me firmat piramidale dhe deri te kërkesat për mos cënimin e të ardhurave.

Por duket se përplasja ka vijuar edhe më tej. Burimet kanë bërë të ditur se inspektorati i punës është kërkuar të ndërhyjë për të zgjidhur situatën. Në takim me ta janë përzgjedhur 20 operatorë, por pa dalë në një rezultat.  Për RTV Ora drejtori i inspektoratit Arben Seferi shprehet se punëmarrësve u është treguar rruga se si duhet të fitojnë të drejtat e tyre sipas ligjit dhe se subjekti është penalizuar.

Por punonjësit shprehen se inspektorët nuk janë renditur në krah të tyre. Sipas të dhënave të regjistrit kombëtar të bizneseve, administratore e Albacall është Ines Muçostepa, e cila nuk u rizgjodh në krye të unionit të dhomave të tregtisë dhe industrisë kur humbi në votimin e realizuar pak ditë më parë. Por edhe në këtë rast të fundit ajo nuk ka pranuar rezultatin, edhe pse procesi ishte tërësisht transparent, duke e apeluar atë.

Megjithatë punonjësit shprehen të habitur nga reagimi I inspektoratit duke aluduar deri edhe te presioni që mund ti jetë bërë prej administratores së Albacall. Jashtë kamerës ata shprehen se kanë paraqitur 9 kërkesa e në rast se nuk do tu plotësohen nuk përjashtojnë as grevën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat