Mushkonjat “pushtojnë” këtë plazh shqiptar

Shqipëria

Mushkonjat “pushtojnë” këtë plazh shqiptar

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 16:30
Pickimi i mushkonjave është kthyer në një problem shqetësues për pushuesit dhe banorët e Divjakës

Pickimi i mushkonjave është kthyer në një problem shqetësues për pushuesit dhe banorët e Divjakës. Prania e mushkonjave në Divjakë, po mban larg pushuesit nga ky plazh. Edhe ata që e kanë zgjedhur, tashmë thonë se janë gati të largohen pa i përfunduar pushimet. Banorët thonë se këtë vit prania e mushkonjave është më e madhe ndërsa nuk kanë parë askënd të dezinsektojë.

Në përgjigje të interesimit të Televizonit Klan, Instituti i Shëndetit Publik deklaron se procesi i dezinsektimit ka nisur në zonat të cilat pas procesit të monitorimit janë vërejtur si më problematike, në Lushnje-Fier dhe do të vijojë në të gjithë vendin, në zonat turistike dhe ato urbane.

Sipas zyrës së shtypit të këtij institucioni, dezinsektimi ka nisur edhe në Divjakë, zonë e konsideruar si hot spot sipas specialistëve, por në Bashkinë e Divjakës, thuhet se nuk ka asnjë informacion dhe asnjë dijeni se ky proces ka nisur.

Mungesa e dezinsektimit u vu në dukje edhe nga Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, gjatë interpelancës me operatorët turistikë, një javë më parë.

Por duke ju referuar informacionit zyrtar në Institutit të Shëndetit Publik, dezinsektimi ende nuk ka nisur në plazhet e Kavajës dhe Durrësit, Lezhës e Shkodrës të cilat janë zona plot edhe me laguna dhe prania e mushkonjave duke se po bën të pamundur jetesën e banorëve dhe po largon pushuesit nga këto plazhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat