U vra me bukë në dorë, ja kush është viktima në Kavajë

Shqipëria

U vra me bukë në dorë, ja kush është viktima në Kavajë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 18:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Identifikohet viktima në Kavajë. Ai është Ramazan Hasalliu, rreth 50 vjeç. Viktima ka qenë duke u kthyer në shtëpi, me bukë në dorë kur është kapur nga plumbat që janë shkëmbyer mes dy grupeve në lagjen numër 4 në Kavajë.

 “BalkanWeb” referuar burimeve nga policia se ka pasur një konflikt për motive banale që më pas përfundoi në konflikt të armatosur. Arma e përdorur mendohet se ka qenë kallashnikov. Deri tani janë katër persona të ndaluar nga policia dhe 4 të tjerë në spital me plagë plumbash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat