Reforma në Drejtësi/ Meço tregon momentin kur mbi Euralius u ngritën hije dyshimi

Shqipëria

Reforma në Drejtësi/ Meço tregon momentin kur mbi Euralius u ngritën hije dyshimi

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 08:09
Sonila Meço

Gazetarja Sonila Meço e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora ka treguar momentin kur mbi Euralius u ngritën hije dyshimi .

Sipas saj hijet e dyshimit mbi Euralius u ngritën kur një element shkaktoi kolaps në ecurinë e Reformës në Drejtësi, që ishte çështja e Prokurorit të Përgjithshëm.

Sipas Meços këshillimi i Euralius për Reformën në Drejtësi nuk parashikohej me kushtetutë.

Sonila Meço: Që ka një mungesë transparence në punën e Euralius përgjatë kësaj kohe. Uën di që kolegë të mediave të tjera herë pas herë kanë dërguar kërkesa dhe nuk kanë marrë përgjigje shteruese për çështjet që janë ngritur. Euralius financohet nga BE për të realizuar këtë proces, por vepron si një aktor privat. Hijet e para të dyshimit u hodhën në momentin kur një element që shkaktoi kolaps në ecurinë e Reformës në Drejtësi, që ishte çështja e Prokurorit të Përgjithshëm. Euralius shkon dhe jep një këshillim, që edhe sot unë nuk kam parë që të bien juristët, dhe nuk po flas për ata të atashuar në politikë, por ata jashtë politikës të bien dakord nëse ka qenë kushtetues dhe ligjor këshillimi që ka dhënë Euralius për këtë çështje, sepse nuk parashikohej në kushtetutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat