Cakaj: Në fund të samitit, BE të shpreh qartë mbështetjen për negociatat me Shqipërinë

Shqipëria

Cakaj: Në fund të samitit, BE të shpreh qartë mbështetjen për negociatat me Shqipërinë

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 10:02
Gent Cakaj

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka deklaruar se Samiti i Poznan duhet të përfundojë me një mesazh të fuqishëm për hapjen e negociatave të Shqipërisë në tetor.

Duke marrë pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor me ministrat e shteteve anëtare të BE-së, mbështetëse të Procesit të Berlinit, Cakaj kërkon që vendet pjesëmarrëse të shprehen qartë në mbështetje të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Cakaj thotë se platforma zhvillimore e bashkëpunimit rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Ai shkruan në rrjetin social Facebook se mbledhja e ministrave të Jashtëm në Poznan të Polonisë u përqendrua në dy tema kryesore:

“Bashkimi rajonal në shërbim të procesit të integrimit evropian dhe fuqizimi i shoqërisë civile si mekanizëm i patjetërsueshëm i nxitjes së ndërveprimit rajonal,” shkruan Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat