Shqipëria, ndërtimorja më e madhe në Evropë - Bota Sot
Shqipëria, ndërtimorja më e madhe në Evropë

Shqipëria

Shqipëria, ndërtimorja më e madhe në Evropë

Më: 29 mars 2011 Në ora: 19:06

Shqipëria vend për të cilin ekzistojnë shumë paragjykime, nuk është më sikur ka qenë në të kaluarën. Madje edhe ata shqiptarë të cilët me vite kanë qëndruar jashtë vendit, gjatë kthimit nuk mund ta njohin vendin e tyre, i cili sot është në mesin e ndërtimoreve më të mëdha në Evropë, tërheqëse edhe për investitorët perëndimore edhe për investitorët nga vendet arabe. për të gjithë, përveç për kompanitë nga Bosnja. Shqipëria zhvillohet aq shpejt sa që moti kohë e ka tejkaluar Bosnjën dhe Hercegovinën, ka deklaruar ambasadori boshnjak në Tiranë, Nusret Çançar për gazetën më të lexuar në Bosnje dhe Hercegovinë “Dnevni Avaz”.

Me rreth 3.5 milionë banorë, Shqipëria shënon rritje ekonomike, që e tregojnë edhe statistikat, sipas të cilave vetëm vitin e kaluar Shqipërinë e kanë vizituar rreth 2.5 milionë turistë. Ky numër në vitin 2004 ka qenë 400.000 turistë.

Paralelisht me turizmin është zhvilluar edhe ekonomia dhe infrastruktura. në katër vitet e fundit janë ndërtuar mbi 320 kilometra autostradë, kurse projekt më i madh është autostrada drejt Kosovës, që lidh Tiranën me Prizrenin dhe në këtë autostradë është hapur tunel në gjatësi prej 5 kilometrave.

Ndërtohen edhe autostrada tjera në drejtim të Kosovës, Maqedonisë dhe Greqisë. Se Shqipëria paraqet një ndërtimore të madhe konfirmon për “Dnevni Avaz” edhe ambasadori jo rezident boshnjak në Shqipëri, Nusret Çançar.

Ai na sqaroi se ky vend ka miratuar një plan shumë ambicioz zhvillimor, sipas të cilit çdo vit dhjetë për qind mjete nga Bruto Prodhimi Vendor ndahen për investime kapitale zhvillimore. Duke pas parasysh se buxheti është rreth 23 miliardë dollarë, çdo vit për investime kapitale ndahen rreth 2.3 miliarda dollarë.

“Në këtë mënyrë, e kanë punësuar operativën e tyre ndërtimore në kohë recesioni. Për tre-katër vite Shqipëria do të ndërtojë rrjet rrugor i cili do të mund t’i përgjigjet nevojave të zhvillimit. Segmenti i dytë i zhvillimit është turizmi, kurse segment i tretë energjetika. Raporti i Bankës Botërore tregon se Shqipëria vitin e kaluar ka realizuar BPV prej 8.000 dollarëve për banorë. Në Bosnjë BPV është 6.600 dollarë. Shqipëria vitin e kaluar në kushte recesioni ka shënuar rritje ekonomike prej 3.5 për qind, që paraqet më të lartin në Evropën Juglindore”, thotë Çançar.

Edhe pse BeH dhe Shqipëria kanë raporte të jashtëzakonshme bilaterale politike dhe ekonomike, numër i vogël i kompanive nga BeH zhvillojnë biznese në Shqipëri. Kompani të etabluara janë “Lijanoviçi” me 50 të punësuar, “Meggle”, “Milkos”, ndërmarrje që prodhojnë materiale ndërtimore “Arcelor Mitall”, “Birra”, “Elker e kështu me radhë.

Edhe shkëmbimi ekonomik me Shqipërinë është i vogël dhe mezi kalon 16 milionë euro, kurse BeH shënon suficit më të madh se 600 për qind. Mirëpo ngjarjet e fundit në Libi sipas ekspertëve mund t’i drejtojnë kompanitë nga BeH drejt Shqipërisë.

“Struktura afariste shqiptare është relativisht e pazhvilluar dhe kompanitë e atjeshme janë shumë ët vogla se kompanitë tona. Punët më të mëdha i realizojnë kompanitë multinacionale. Ekzistojnë mundësi të mëdha para së gjithash për angazhim të operativës tonë ndërtimore në Shqipëri. Nevojitet vetëm pak angazhim. Dyert i kemi të hapura. Kompanitë tona janë mjaft të njohura. Jemi të mirëseardhur dhe ata habiten pse nuk jemi futur në tregun e tyre në mënyrë më agresive”, thotë Çançar.

Mirëpo për gjithçka nevojitet strategji, të cilën BeH si duket nuk e posedon. Shqipëria është vendi i vetëm në fqinjësi ku BeH nuk ka ambasadë, kurse Çançar është ambasador jo rezident i cili Shqipërinë e mbulon nga Sarajeva.

Ai thotë se do të ishte shumë më lehtë nëse BeH hapë ambasadë në Tiranë. Sa për krahasim Kroacia në ambasadën e vet në Tiranë ka gjashtë diplomatë. për këtë arsye kroatët kanë shkëmbim të mallrave katër herë më të madh me Shqipërisë se Bosnja.

Njëri nga biznesmenët e rrallë boshnjak që e ka zbuluar Shqipërinë si shans për zgjerim rajonal është Harun Alishah, ish këshilltar i kryeministrave Adnan Terziç dhe Nikolla Shpiriç për çështje të teknologjive të informatikës. Para një viti është angazhuar në kompaninë më të fortë kroate “Recro.net” e cila merret me integrimin e sistemeve dhe IT solucione komplekse.

Alishah thotë se fqinjët tjerë, për dallim prej BeH, e kanë zbuluar rëndësinë e paraqitjes në tregun shqiptar.

Ambasadori Çançar thotë se trazirat e paradokohshme në Shqipëri nuk kanë kurrfarë ngjashmërie me protestat në botën arabe prandaj nuk ekziston rrezik se mund të përsëritet Libia.

“Ata nuk kanë shkak për një gjë të tillë, sepse Shqipëria është demokraci parlamentare. Pushtetin në mandatin e dytë e udhëheqë koalicioni i kryesuar nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike. Trazirat kanë ndodhur për shkak të protestave të opozitës, e cila ka kërkuar zgjedhje të parakohshme për shkak të një afere korruptive, në të cilën gjoja janë xhiruar zëvendës kryeministra duke kurdisur një tender. Ata kanë dhënë dorëheqje, kurse hetimet janë në rrjedhë”, sqaron ambasadori Çançar.

Pak dihet se në Shqipëri jeton entitet i vogël boshnjak. Një grup i boshnjakëve në vitin 1875, gjatë rënies së perandorive, është nisur me një anije për në Turqi. Mirëpo anija është përplasur në shkëmbinjtë e bregdetit shqiptar, kurse boshnjakët që kanë mbijetuar fatkeqësinë janë vendosur në një llogor mes Durrësit dhe Tiranës.

Ata sot jetojnë në qytezat Borak dhe Shijak, që numërojnë rreth 3.000 boshnjakë. Gjithsej në Shqipëri jetojnë rreth 10.000 boshnjakë, të cilët e kanë ruajtur identitetin dhe gjuhën. Këtij entiteti i takon edhe konsulli i nderit të BeH-së në Shqipëri Fikret Klariç, i cili është adresa e parë për biznesmenët nga BeH që dëshirojnë të zhvillojnë biznese në Shqipëri.

Recepti sipas të cilit shqiptarët shënojnë rekorde në zhvillim është tërheqja e investimeve të huaja. Në Shqipëri vërehet prezencë e madhe e investitorëve skandinavë dhe austriakë, të cilët i tërheq ambienti i mirë i biznesit që i është përshtatur investitorëve. Por Shqipëria shënon rekord edhe në tërheqjen e investitorëve nga vendet arabe, sepse është anëtare fuqiplotë e Organizatës së Konferencës Islamike. Vetëm investimet nga Kuvajti në Shqipëria kanë tejkaluar shifrën prej 500 milion dollarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test