Kërcënohet me jetë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri

Shqipëria

Kërcënohet me jetë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 13:06
Klement Zguri

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri është kërcënuar me jetë.

Pas mbledhjes së djeshme ku anëtarët e KQZ-së diskutuan mbi hapjen e kutive të 30 qershorit, mësohet se kreut të institucionit i janë bërë kërcënime serioze me jetë jo vetëm mbi personin e tij por edhe mbi pjesëtarët e familjes.

Për shkak të këtyre kërcënimeve, Garda e Republikës ka marrë në mbrojtje kryetarin e KQZ-së duke i vënë në dispozicion një numër të lartë efektivësh në gadishmëri të cilët qëndrojnë në zyrën e tij.

E njëjta procedurë është bërë dhe për familjarët e Zgurit, të cilët ruhen nga forca të policisë së rendit. Kujtojmë se Klement Zguri, i zgjedhur kryetar i KQZ-së pas marrëveshjes së majit 2017 mes Ramës e Bashës, ka qenë i vetmi anëtar i institucionit më të lartë zgjedhor, i cili është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 30 qershor, me argumentin se dekreti i Presidentit e ka pamundësuar këtë datë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat