Altmeyer: Shqipëria dhe Maqedonia nuk janë të gatshme për BE

Shqipëria

Altmeyer: Shqipëria dhe Maqedonia nuk janë të gatshme për BE

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:31
Peter Altmeyer

Ministri për Ekonomi dhe Energjetikë, Peter Altmeyer, në një intervistë për Deutschland Funk ka deklaruar se ekonomitë e dy vendeve të Ballkanit nuk i kanë plotësuar gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian.

Prandaj i pari i ekonomisë gjermane thekson se Maqedonia dhe Shqipëria, nuk janë dhe aq të gatshme për anëtarësim për BE.

Këto komente Altmeyer i bëri gjatë zhvillimit të Konferencës së Poznanit, e cila po mbahet në Poloni.

Intervista e plotë:

Gazetari: A janë ekonomikisht të përgatitura Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të bëhen pjesë e BE-së?

“Jo! Kjo është pyetje që për momentin nuk mundet ti përgjigjeni me një PO.- ka thënë Altmajer, duke shtuar se vitet e fundit dy vendet kanë arritur përparim aq sa të afrohen drejt tregut ekonomik të BE-së.

Ai gjithashtu ka treguar se përballja me korrupsionin dhe gjyqësorin e pavarur janë kusht i rëndësishëm për vendet e Ballkanit të cilët pretendojnë të bëhen pjesë e BE-së.

“Nuk kemi nevojë vetëm për tolerancë drejt vendeve të Ballkanit, ne kemi nevojë për vende të sigurta ku sundon e drejta, ne kemi nevojë për gjyqe të pavarura”- përfundon Altmajer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat