PD publikon videon, Bylykbashi: Kutitë e votimit u mbushën nga vetë komisionerët

Shqipëria

PD publikon videon, Bylykbashi: Kutitë e votimit u mbushën nga vetë komisionerët

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 16:01
Oerd Bylykbashi

PD ka publikuar një video dhe thotë se ka në dorë provën e radhës sipas të cilës vërtetohet mbushja e kutive me fletë votimi, për të rritur fiktivisht pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit.

Oerd Bylykbashi bëri publike videon në një qendër votimi në Kavajë, ku një prej komisionerëve fut në kuti fletë votimi të plotësuara më parë nga një anëtare tjetër e komisionit që shfaqet në materialin filmik.

Bylykbashi paralajmëroi përgjegjësi penale për të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij manipulimi të pastër për të rritur pjesëmarrjen, teksa tha se nga të dhënat e PD në 30 qershor votuan vetëm 15%.

Ndërkohë nga LSI, Petrit Vasili tha se refuzimi masiv për të marrë pjesë në votime ishte treguesi i përbuzjes ndaj qeverisë.

Vasili: Në 30 qershor ju refuzuat dhe përbuzët hajdutët e qeverisë, të votave dhe hajdutët e të ardhmes tuaj. Mospjesëmarrja juaj ishte një aksion madhor.

Shifrat kontradiktore të pjesëmarrjes në votime dolën që në përfundim të procesit, ku pas orës 19:00 u deklarua se kanë votuar 21% dhe në përfundim të numërimit doli se pjesëmarrja ishte 22.97%. Kjo u reflektua edhe në një pjesë të bashkive ku u konstatuan më shumë vota se pjesëmarrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat