“Deputetja e PS del kundër kolegëve: Reforma në drejtësi ka sjellë pasiguri”

Shqipëria

“Deputetja e PS del kundër kolegëve: Reforma në drejtësi ka sjellë pasiguri”

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 17:02
Eglantina Gjermeni

Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni, gjatë një interviste për “Report Tv” ka theksuar se zgjedhjet u mbajtën më 30 qershor dhe kryebashkiakët aktual që u mbaron mandati katër vjeçar dhe që nuk u ri-zgjodhën më 30 qershor duhet të lënë zyrat brenda datës 10 gusht.

Ajo tha se përmbyllja e reformës në drejtësi ka nxitur këtë situatë. “Reforma në drejtësi është një domosdoshmëri, është një reformë e thellë, që po ndodh në Shqipëri. Kjo ka krijuar pasiguri, frikë dhe një sërë faktorësh. Një pjesë e mirë e reagimeve lidhen pikërisht me këtë reformë në drejtësi. Ne jemi vlerësuar, nga partnerët ndërkombëtarë për për këtë reformë. Dhe ndërkombëtarët presin dhe ndikimin e kësaj reforme në drejtësi, për të pasur një drejtësi siç duhet, që i përgjigjet nevojave të qytetarëve shqiptarë”, theksoi Gjermeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat