Bylykbashi: Rama nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, është një tezë e përhapur prej tij

Shqipëria

Bylykbashi: Rama nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, është një tezë e përhapur prej tij

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 18:55
Oerd Bylykbashi

“Kjo është një narrativë që nuk gjen bazë askund, kjo është narrativa e Edi Ramës”, kështu tha ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi në “Top Talk” ndaj faktit se kryeministri gëzon mbështetjen e ndërkombëtarëve .

“Edi Rama kërkon të justifikoj atë që po bën gjoja me mbështetjen e ndërkombëtarëve. Shuplaka e parë i erdhi më datë 1 korrik, kur doli deklarata paraprake e ODHIR. Në ambjentet e ndërkombëtarëve është koshiente se sistemi i drejtësisë ka dështuar, po përpiqen të gjithë të gjejnë një zgjidhje, por zgjidhjet ndoshta kanë qenë të pamundura”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat