Bylykbashi: SPAK ende i pakapur, Rama kërkon ta kontrollojë

Shqipëria

Bylykbashi: SPAK ende i pakapur, Rama kërkon ta kontrollojë

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 18:57
Oerd Bylykbashi

SPAK, duket se është institucioni i vetëm që ngjall besim tek opozita. Ky është edhe qëndrimi i ish-deputetit të PD Oerd Bylykbashi, i cili i ftuar në Top Talk theksoi se nevojitet sa më parë SPAK.

I pyetur nëse a e beson ai SPAK-un, Bylykbashi u përgjigj: “Unë jam nga ata që kanë punuar që ligji për SPAK-un të jetë me votat e plota të Presidentit dhe është i vetmi ligj nga ata 7 ligjet që është miratuar me konsensusin e opozitës”.

Sipas tij në aspektin ligjor dhe kushtetues, SPAK ka integritetin e nevojshëm që opozita të mos e mendojë që po përdoret politikisht, por ai thekson se ajo çfarë po ndodh është një tentativë për ta kapur edhe këtë organ.

“Ajo që po ndodh sot është tentativa e qeverisë për ta kapur edhe SPAK-un. Nëse kapin edhe SPAK-un, Edi Rama i jep vetes imunitetin ligjor për shumë vite”, u shpreh Bylykbashi, duke shtuar se “unaza e re, apo ligji për teatrin nuk do të hetohen kurrë”

Më tej Bylykbashi shtoi se aktualisht po shkohet drejt kapjes edhe të këtij pushteti, duke kapur si KLP ashtu edhe KLGJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat