KQZ certifikon kryetarët e bashkive në Durrës, Fier dhe Lezhë

Shqipëria

KQZ certifikon kryetarët e bashkive në Durrës, Fier dhe Lezhë

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 19:52
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme miratoi tabelën përmbledhëse të rezultateve të votimit për kryetar të Bashkisë, Durrës, Fier, Lezhë  si dhe rezultatet për anëtarët e këshillave bashkiakë në këto bashki.

Në mbledhjen e sotme KQZ vendosi të miratojë tabelën përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Durrës, Qarku Durrës dhe të shpallë fitues Valbona Sako, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Po ashtu, KQZ vendosi të miratojë tabelën përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjet për Këshillin e Bashkisë Durrës, Qarku Durrës.

Në vijim, në mbledhjen e sotme, KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Fier, Qarku Fier dhe të shpallë fitues Armando Subashin, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, si dhe miratoi tabelën përmbledhëse të rezultateve për këshillin e bashkisë Fier, Qarku Fier.

Gjithashtu, KQZ vendosi të miratojë tabelën përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Lezhë, Qarku Lezhë dhe të shpallë fitues Pjerin Ndreun, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, si dhe miratoi tabelën përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjet për Këshillin e bashkisë Lezhë, Qarku Lezhë.

Ndërsa për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 16 paraqitur nga kandidati për kryetar bashkie, Edmond Piroli, Partia Bindja Demokratike”, KQZ pas relatimit vendosi kalimin për shqyrtim në datën 9.07.2019, në orën 11:00.

Në mbledhje të KQZ, kërkesa ankimore nr. 1 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Emigracioni Shqiptar u vendos të mos kalohet për shqyrtim të mëtejshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat