Samiti i Poznanit, Rama: Kemi vetëm një rrugë, forcimin e BE

Shqipëria

Samiti i Poznanit, Rama: Kemi vetëm një rrugë, forcimin e BE

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 20:13
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama foli sot nga Polonia për progresin e Samitit të Ballkanit Perëndimor.

Në një konferencë me gazetarët, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se nuk janë të pakta arritjet e këtij samiti, i cili po konsolidohet vit pas viti.

Rama tha se më e rëndësishme është se ajo që është planifikuar për të nesërmen është më e sigurt se ajo që është lënë pas.

Sipas tij, e vetmja rrugë e këtij samiti është forcimi i Bashkimit Evropian.

“Nuk është samit për lajme, por për punë dhe për të bërë një bilanc të ecurisë së punëve në tërësi në rajon, të marrëdhënieve shtetërore në rajon dhe të raportit të rajonit si i tërë. Pas diskutimesh shumë intensive, interesante, të hapura, është me shumë rëndësi që procesi i Berlinit është një proces që konsolidohet vit pas viti, pa diskutim edhe arritjet nuk janë pak, por më e rëndësishme është se ajo që është planifikuar për të nesërmen është më e sigurt se ajo që është lënë pas. Ne kemi vetëm një rrugë, forcimin e BE. Në këtë aspekt BE, Gjermania, por edhe Franca së fundi, janë në mbështetje”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat