'Hani, pini dhe rrëmbeni...'/ Berisha sulmon 'Ansamblin Avdyli-Lala' me vargjet e Ali Asllanit

Shqipëria

'Hani, pini dhe rrëmbeni...'/ Berisha sulmon 'Ansamblin Avdyli-Lala' me vargjet e Ali Asllanit

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 22:22
Ilustrim

Në një postim të tijin në Facebook, ish kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur vargjet e famshme të Ali Asllanit për të goditur kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën e tij.

Teksa publikon një fotomontazh ku shfaqen eksponentë të Rilindjes, që Berisha e pagëzon me emrin "Asambli Avdyli-Lala", ish kryeministri merr edhe vargjet e njohura tashmë të poezisë "Hakërrimi":

"Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, 
të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka! 
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe, 
gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!"..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat