Fluks në Morinë, turistët nga Kosova e Maqedonia pushime në bregdetin shqiptar

Shqipëria

Fluks në Morinë, turistët nga Kosova e Maqedonia pushime në bregdetin shqiptar

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 11:11
Fluks në Morinë

Pushimet tashmë kanë filluar, ndërsa turistët nga Kosova dhe Maqedonia vazhdojnë të preferojnë bregdetin shqiptar.

Mëngjesi i të shtunës ka sjellë fluks në pikën kufitare të Morinës.

Preferencat e turistëve mbetet Shëngjini, për shkak të afërsisë, pastërtisë dhe sigurisë.

Destinacion tjetër i tyre në këto temperatura të larta është Durrësi dhe Saranda.

Ndërkohë policia kufitare në Morinë, që me fillimin e fluksit  e sidomas gjatë fundjavave është duke aplikuar me procedurë të përshpejtuar me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe eliminimin e vonesave për pushuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat