Mogherini: Gabim i madh nëse nuk hapen negociatat

Shqipëria

Mogherini: Gabim i madh nëse nuk hapen negociatat

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 11:24
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini e cilëson gabim të madhe nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut nuk i hapen negociatat për anëtarësim në tetorin e këtij viti.

Gjatë një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Mogherini është shprehur se nëse vendet anëtare nuk marrin vendimin sidomos për hapjen e negociatave me Shqipërinë  dhe Maqedoninë  e Veriut do të ishte një gabim i madh.

Po ashtu Mogherini tha se bashkëpunimi rajonal që kërkohet të nxitet nëpërmjet procesit të Berlinit nuk është zëvendësim i procesit të anëtarësimit në BE.

"Vendet e rajonit duhet të dinë se e ardhmja e tyre mund të jetë në Bashkimin Evropian, nëse procesi shkon mirë", është shprehur ndër të tjera Mogherini.

Ndërkaq Këshilli i Evropës do të mblidhet në tetor ku do të diskutojë për dy shtet Ballkanike. Franca dhe  Holanda janë dy vendet që mbajnë të bllokuar këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat